Arkitekti 77-vjeçar kthen në jetë ndërtesat e vjetra
Arkitekti 77-vjeçar, Bashkim Topçiu prej vitesh realizon makete të shtëpive të vjetra që nuk ekzistojnë më, me qellim ruajtjen e arkitekturës së vjetër dhe kujtimeve që vijnë nga banesat e fëmijërisë.
Me metrin që nuk e heq nga duart prej më shumë se 60 vitesh, ai çdo ditë i drejtohet punishtes për të projektuar maketet me karton.
“Kam qenë në moshën 16 vjeç në Poliçan, që atëherë bëja me kuti brisqesh shtëpinë e partisë dhe i ngjisja me atak. Unë punoj me teknologji ndërtimi. Unë pa metro nuk rri dot, gjithë jetës sime, vetëm kur fle gjumë. Si puna e kollares, që unë tërë jetës rri i kollarisur, dimër-verë,” – tha artizani.
Një nga kujtimet më të vyera për 77-vjeçarin është maketi i banesës së fëmijërisë së tij në Korçë, për të cilën ka punuar 1 muaj e gjysmë.
Në realitet kjo shtëpi është ndërtuar që para luftës së dytë botërore, por tashmë çdo ditë qëndron para syve të Topçiut edhe pse sot shtëpia nuk ekziston më.
E pikërisht për të ruajtur arkitekturën e vjetër dhe kujtimet që vijnë nga banesat e fëmijërisë, Topçiu bën makete me karton për të afërmit e tij. Ai na rrëfen sekretin e 60 viteve punë artizanale.
“Sot të tërë njerëzit e dinë që unë jam i kamur, e dinë se unë marr lek. Unë në fakt deri më sot nuk kam marrë asnjë lek,” – tha ai.
Ndryshimet e shumta demografike dhe ndërtimet pa kriter rrezikojnë veç të tjerash të na lënë edhe pa kujtimet e fëmijërisë, që shpesh lidhen me objekte. Oreksi për kulla e objekte të reja mund të rrafshojë edhe kujtimet tona, ndaj shumë njerëz zgjedhin që të ruajnë përmes maketeve kujtimet e vjetra.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërkime arkeologjike për të zbuluar vilën e famshme romake në Tiranë
- Xhaz dhe rock në Shkodër, të rinjtë e Ballkanit thyejnë tabutë e kufijve me muzikë
- Cili është vendi që prodhon më shumë patate në BE?
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026