Rreth 1.300 të vdekur nga tërmeti në Haiti

16 Gusht 2021 | 10:55

Bilanci i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi Haitin ditën e shtunë ka shkuar në rreth 1 mijë e 300 të vdekur.

Skuadrat e shpëtimit po nxitojnë për të gjetur të mbijetuar, përpara se stuhia tropikale “Grace” të godasë ishullin.

Ajo pritet të mbërrijë në vend mbrëmjen e së hënës dhe do të karakterizohet nga shira të dendura.

“Kemi regjistruar gjithashtu 2.800 të plagosur. Këtu përfshihen ata që arritën të shkonin në qendrat spitalore, por jo ata që nuk janë gjetur ende, ose janë të bllokuar, duke qenë se kërkimet vazhdojnë”,  u shpreh Jerry Chandler, shef i Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Tërmeti goditi pjesën jug-perëndimore të vendit të varfër të Karaibeve, duke shembur qytete të tëra dhe duke shkaktuar rrëshqitje toke.

Të mbijetuarit në disa zona u detyruan të qëndrojnë rrugëve ose të strehohen në stadiume, ndërkohë që spitalet u mbushën me personat e lënduar.

Tërmeti erdhi në një kohë teksa vendi po përballet me pandeminë e coronavirusit, vrasjen e presidentit dhe një valë dhune të bandave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026