Hapja e negociatave me BE, Meta: Qasje pozitive, por tepër e rrezikshme
Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Ilva Now e cilësoi një qasje pozitive, por edhe tepër të rrezikshme vendimin e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Rreziku sipas tij qëndron në faktin se në metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Franca, procesi është i kthyeshëm, çka do të thotë se nëse nuk ecim siç duhet, mund të kthehemi pas.
“Ajo që është e rëndësishme është se BE arriti konsensusin për të pasur një qasje tjetër, të mos harrojmë se kjo është pozitive, por edhe tepër e rrezikshme, sepse falë insistimit të Francës procesi do të ecë më shpejt nëse ne do ecim më shpejt në përmbushjen e kritereve të Kopehagës.
Na është dhënë mesazhi se rrugën e keni përpara me disa pengesa që duhen kaluar, jemi gati t’iu mbështesim. Rreziku është se ky është një proces i kthyeshëm, nëse nuk ecni, mund të ktheheni pas dhe në këtë drejtim unë shpresoj që të gjithë të reflektojmë për të bashkuar forcat në mënyrë që të fitojmë dhe të përmbushim të gjitha detyrimet, në mënyrë të bashkuar dhe të besueshme.
Derisa integrimi është një interes kombëtar i shpallur nga qeveria kur ka marrë votëbesimin, i ditur nga opozita, duhet për këtë çështje, të bashkëpunojmë. Siç po bashkëpunojmë në këtë situatë të jashtëzakonshme, edhe për çështjen e negociatave të bëjmë të njëjtën gjë”, – tha kreu i shtetit.
Mund të lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar