Roma zyrtarizon angazhimin e sulmuesit Tammy Abraham nga Chelsea
Roma paraqiti sot sulmuesin anglez Tammy Abraham, i cili u transferua nga Chelsea për 40 milionë euro.
Sulmuesi 23-vjeçar i bashkohet skuadrës së drejtuar nga ish-trajneri i tij Jose Mourinho.
Chelsea ka parashikuar një klauzolë në kontratë që i siguron parablerjen e shërbimeve të tij në shifrat e 75 milionë eurove.
“Roma është një klub që e meriton të luftojë për tituj, vitet e fundit pata mundësinë ta provoj emocionin e suksesit dhe dua që këtë ta përsëris edhe këtu,” – tha Abraham gjatë prezantimit.
Shtatlarti anglez kaloi testet mjekësore të dielën dhe do të zëvendësojë te Roma boshnjakun Edin Dzeko. Ky u largua te Interi si zëvendësues i Romelu Lukakut, që kaloi pikërisht te Chelsea.
Në 82 ndeshje me Chelsea-in, Abraham ka realizuar 30 gola. Ai iu bashkua klubit londinez që kur ishte 7 vjeç.
Klauzola e parablerjes nga Chelsea mund të aktivizohet vetëm pas dy sezonesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.