Talebanët: Gati të falim armiqtë, të drejtat e grave sipas ligjit islamik

17 Gusht 2021 | 19:49

”Falim të gjithë ata që luftuan kundër nesh në të kaluarën dhe garantojmë të drejtat e grave sipas ligjit islamik”.

Me këto premtime, zëdhënësi i talebanëve është shfaqur në konferencën e parë për shtyp që nga rënia e Kabulit.

“Duam të sigurohemi që Afganistani të mos jetë më një fushë-betejë. Nuk duam më armiq as të brendshëm e as të jashtëm”, ka deklaruar zëdhënësi Zabihullah Muxhahid.

Ai ka shtuar më tej se ky është një moment krenarie për të gjithë vendin, pasi pas 20 vjetësh u çlirua i gjithë Afganistani dhe u dëbuan të gjithë të huajt.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden mbajti mbrëmë një fjalim para mediave amerikane pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.

Ai deklaroi se qëllimi i misionit amerikan ka qenë për të parandaluar një sulm terrorist, ndërsa shtoi se i qëndron vendimit për të tërhequr trupat amerikane.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ndër të tjera pohoi se përgjegjësia për të gjetur konsensusin u përket liderëve afganë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026