‘Afganë’ ishin dhe shqiptarët vite më parë, deklaron Rama për BBC

19 Gusht 2021 | 15:41

Kryeministri Edi Rama ka krahasuar situatën që po hasin afganët nën kërcënimin e Talebanëve me atë që përjetonin shqiptarët që i iknin diktaturës.

Duke folur për BBC ai ka kritikuar vendet që nuk po angazhohen për këtë çështje duke theksuar se atyre “u duhet gjendur krah sot” dhe jo “përgjatë viteve”.

BBC thotë se Shqipëria pritet të strehojë përkohësisht një numër deri në 3 mijë afganë. Për këtë Rama tha në intervistë për “The World Tonight” se kjo mirëpritja lidhet me atë që ka përjetuar në të shkuarën Shqipëria.

“Ne ishim afganët disa dekada më parë, kur u larguam nga Shqipëria, kështjella e Koresë së Veriut të Evropës, nën një diktaturë brutale dhe trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirëpritëm,” – tha Rama.

“Mund të mos jemi të pasur, po nuk mund t’ia lejojmë vetes ta kemi kujtesën të shkurtër,” – u shpreh më tej kryeministri.

Rama përmendi si përvoja historike mirëpritjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe po kështu të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999.

I pyetur për diskutimet që kanë qenë brenda vendeve anëtare të NATO-s në lidhje me tërheqjen e trupave nga Afganistani, Rama tha se ky ishte një vendim i njëanshëm i SHBA-së, por që ia vlen të diskutohet në një moment të dytë.

“Së pari, të shpëtojmë njerëzit e më pas të debatojmë si të duam për NATO-n, për pushtimin, për mospushtimin e kështu me radhë,” – u shpreh kryeministri.

Vende të ndryshme brenda Bashkimit Evropian janë zotuar të mirëpresin afganë, mirëpo nuk kanë saktësuar periudhë të saktë kohe. Ndërkohë vende të tjera nuk i janë përgjigjur pozitivisht kësaj nisme.

“Duhet t’u gjendemi atyre që kanë punuar me ne dhe janë mijëra e mijëra, e mijëra, e mijëra të cilëve duhet t’u gjendemi krah sot, jo përgjatë shumë viteve, por ato [vendet skeptike] mund të mbyllen, mund të bëjnë ç’të duan,” – tha më tej Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026