Festivali i filmit në Dropull, emocione dhe garë mes pjesëmarrësve

19 Gusht 2021 | 16:28

E njohim të gjithë si “xhaxhi piktori”, por këtë herë Kosta Zhonga do të sjellë për publikun festivalin e parë ndërkombëtar të filmit të shkurtër në Dropull.

Festivali do të zhvillohet në vendin e tij origjinës, për t’i sjellë pak gjallëri përmes filmave që do shfaqen në datat 24, 25 dhe 26 gusht.

“Nuk ka asgjë, nuk bëhet asnjë lloj aktiviteti aty përveç panaireve të zonave që i organizojnë fshatarët aty, mendova pse mos e bëjmë diçka të tillë. Janë tema të përgjithshme që ndodhin çdo ditë në familje dhe këtu është mbështetur edhe ky festival”, tha Kosta Zhonga, drejtor i festivalit.

Pjesë e konkursit do të jenë 20 filma të realizuar në vitet 2019-2020. Mes tyre katër janë realizuar nga regjisorë shqiptarë dhe 16 nga regjisorë grekë.

“Gjithashtu kemi edhe 15 filma të tjerë, që do shfaqen jashtë konkurrimit, janë regjisorë të Ballkanit. Nga Shqipëria është një vajzë, kemi nga Greqia, Serbia, Kroacia, Rumania, Turqia, pra nga i gjithë Ballkani,” – u shpreh Zhonga. 

Për tre ditë, festivali që ka si media partner televizionin Euronews Albania do të sjellë për qytetarët jo vetëm filma, por edhe koncerte, punime me plastelinë nga fëmijët e zonës prej të cilave do realizohet një film i animuar nga regjisori Joan Zhonga si dhe një ekspozitë nga piktori Jorgo Mici.

E sigurisht nuk ka sesi të mungojë edhe një ditë e dedikuar për fëmijët nga vetë “xhaxhi piktori”.

“Se ma kërkuan fëmijët, thanë ‘xhaxhi piktori po ne nuk do na bësh gjë, nuk do na pikturosh?’ Do bëjmë një ekspozitë me punët që do realizojmë,” – u shpreh piktori Kosta Zhonga

Në fund të festivalit filmat fitues do të kurorëzohen me çmimin e Adrianopulit, teatrit të ndodhur në Bashkinë e Dropullit, Gjirokastër.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026