Turistët që duan të vizitojnë Venecian do të duhet të paguajnë tarifë
Së shpejti, turistët që do të duan të vizitojnë Venecian do t’u duhet të paguajnë një tarifë. Sipas gazetës italiane “La Stampa”, këtë fundjavë është prezantuar një paketë masash për të kontrolluar turizmin.
Masat e reja parashikojnë që turistët të rezervojnë paraprakisht vizitën në Venecia, por edhe të paguajnë një tarifë.
Rregullat e reja pritet të zbatohen në verën e vitit 2022. Tarifa e hyrjes mund të jetë nga 3 deri në 10 euro, në varësi të sezonit.
Banorët dhe të afërmit e tyre, fëmijët nën gjashtë vjeç dhe njerëzit që do qëndrojnë në hotelet vendase do të përjashtohen nga masat.
Venecia vizitohet nga një numër shumë i madh turistësh, rreth 80,000 njerëz e vizitojnë në ditë kohëve të fundit. Në kulmin e pandemisë, Venecia pati pak turistë, dhe madje edhe uji ishte me i pastër.
Numri i madh i turistëve ka shkaktuar mbingarkesë në rrugët e ngushta të qytetit dhe ka krijuar trafik në rrugët ujore.
Madje në vitin 2017, rreth 2,000 banorë të zonës janë ngritur në protestë me arsyetimin se ky turizëm i mbingarkuar po u shkatërron shtëpitë dhe qytetin.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës