Arrestohet i riu që dyshohet se vrau 18-vjeçaren në Kosovë

24 Gusht 2021 | 12:45

Policia e Kosovës ka arrestuar Dardan Krivaqën, i cili akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares në qytetin e Ferizajt.

Një ditë më parë, 18-vjeçarja me iniciale M.O u dërgua e pajetë nga dy persona të dyshuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Pas hetimeve, Polica e Kosovës e cilësoi ngjarjen si “vrasje e rëndë” dhe menjëherë arrestoi personin me iniciale A.S, bashkëpunëtorin e Dardan Krivaqës.

Mjekët e Spitalit në Ferizaj thanë se vajza nuk kishte shenja jete në momentin që është gjetur në ambientet e jashtme të godinës së spitalit.

Sipas prokurorisë, personi në kërkim bashkëjetonte me viktimën dhe ka qenë edhe më parë i dyshuar për disa raste vrasjesh, por që drejtësia i ka mbyllur çështjet e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026