Ndahet nga jeta bateristi i ‘Rolling Stones’
Charlie Watts, bateristi legjendar i ‘Rolling Stones’ ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Agjenti i tij, Bernard Doherty tha të martën se Watts “vdiq paqësisht në një spital në Londër ditën e sotme i rrethuar nga familja e tij”.
“Charlie ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur dhe gjithashtu si anëtar i ‘Rolling Stones’, një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij”, tha Doherty.
Një zëdhënës i artistit kishte njoftuar në fillim të gushtit se ai nuk do të merrte pjesë në turneun e grupit në SHBA, të planifikuar për në vjeshtë, për arsye mjekësore.
“Charlie i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm, por mjekët e tij mendojnë se ai duhet të pushojë”, tha ai në atë kohë.
Watts kishte qenë anëtar i ‘Rolling Stones’ që nga viti 1963. Së bashku me këngëtarin Mick Jagger dhe kitaristin Keith Richards, ai ishte një nga anëtarët më të vjetër të grupit të famshëm rock, i cili ka bashkëpunuar me yje të muzikës si Mick Taylor, Ronnie Wood dhe Bill Wyman.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026