Si do funksionojë sistemi i leje-daljeve për pazar, Rama: Dy mënyrat për të marrë autorizim

27 Mars 2020 | 14:47

Kryeministri Edi Rama përmes një lidhjeje ‘live” në faqen e vet në Facebook, shpjegoi me detaje mënyrën se si do të funksiojë sistemi i leje-daljeve për pazar i prezantuar më herët prej tij.

Kreu i qeverisë sqaroi se leja, e cila do të jepet vetëm për një pjesëtar të familjes, do të merret përmes aplikimit online në e-albania nëse dispononi një smartphone, dhe në këtë rast ajo vjen automatikisht në telefon. Dhe në rastin ku nuk keni një smartphone, aplikimi për leje do të bëhet përmes një sms në numrin 55155 dhe në këtë rast do të duhen 24 orë për të marrë një përgjigje.

Kryeministri theksoi se duke nisur që nga e hëna, kush ecën në rrugë, qoftë edhe për të bërë pazar, pa marrë më parë një leje në policinë e shtetit, do të gjobitet dhe do t’i konfiskohet makina, nëse e ka një të tillë. Nga ky sistem përjashtohen ata që janë në punë dhe e kanë një autorizim për të lëvizur.

Bashkë me drejtoren e AKSH, kreu i qeverisë shpjegoi me hollësi si mund të bëhet aplikimi në e-albania.

“Në portalin e-albania do të jetë shërbimi i parë që quhet ‘leje për dalje’. Përcaktojmë shërbimin, përcaktojmë ditën kur e duam lejen. Certifikata famijare, ku vetëm njërit prej familjarëve mund të aplikojë për leje, që do të zgjedhë edhe orën e daljes dhe kohëzgjatjen. Numrin e telefonit, ose jo. Leja shkon me e-mail dhe të vjen me sms automatikisht. Sms është e cilësuar nga policia e shtetit me një barkod dhe të dhënat personale të aplikuesit”, – shpjegoi drejtorja e ASHK.

Nga ana e tij kryeministri iu bëri thirrje atyre që nuk kanë një smartphone të marrin masat nesër për të bërë pazar dhe shpenzimet e nevojshme, pasi procedura me sms nuk e mundëson lejen automatike, deri sa të mundësohet nga kompanitë celulare një aplikacion më i përshtatshëm.

Ai nënvijëzoi faktin se pensionistëve nuk do t’ju miratohej asnjë leje, pasi ata nuk do të lejohet të dalin në rrugë, dhe nëse do të dalin do të penalizohen. Z. Rama siguroi se në rastin e pensionistëve që jetojnë vetëm, strukturat e shtetit do të kujdesen që atyre t’u shkojnë pazari dhe ilaçet në shtëpi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026