Skënder Brataj tregon si po i përjeton simptomat e coronavirusit dhe ilaçet që po përdor
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në studion e Ilva Now se ndihej mirë pas infektimit nga coronavirus dhe se shpresonte që shumë shpejt të kthehej në punë.
Brataj tha se tre ditët e para ishin shpërthim total i simptomave të dhimbjes së fytit, të kokës, kolla dhe temperatura e lartë. Drejtori u shpreh se mjekimi normal ishte paracetamoli, aspirina dhe takipirina. Dhe se sëmundja të jep një këputje fizike “sikur të kishte kaluar përsipër një kamion”.
“Shfaqja e menjëhershme të simptomave vjen pas periudhës së inkubacionit, kulmi i saj në 4-5 ditët e para. Shpërthimi vjen me temperaturë të lartë, dhimbje koke, fyti. Mendoj se e kam kaluar më të keqen e sëmundjes.
Tri ditët e para ishin shpërthim i të gjitha simptomave. Kontrolli përmes medikamenteve më të thjeshta, Ilaçi i parë që përdora ishte paracetamoli dhe aspirina.
Për fatin e mirë mendoj se hyj tek ai 80 për qind që e kalon me simpotma të lehta. Nuk është vetëm temperatura si simptomë.
Të dhemb çdo pjesë e trupit, që nga fija e flokut deri tek thori i këmbës, sikur të kanë rrahur gjithandej. Dobësia më e madhe e kësaj sëmundjeje është se rri vetëm shtrirë, temperatura e përkeqëson më tej gendjen”, – shpjegoi ai.
Kreu i Urgjencës bëri thirrje që në çdo rast të ruhet qetësia, ndërsa rekomandoi që në rastin e temperaturës dhe kollës, që siç shpjegoi janë mekaniza të mbrojtes së ogranizmit, të përdoren medikamente vetëm në temperaturën mbi 38, 5 dhe në rastin kur kolla bëhet shumë e bezdishme dhe na pengon të flemë.
Z. Brataj tha se se fluksi i pacientëve që po regjistrohet aktualisht në vendin tonë nuk është shumë i madh, po ta krahasosh me vendet e tjera si Kina apo Italia. Kjo sipas tij për dy arsye:
“Që funksionuan masat e menjëhershme parandaluese të vendosura që me shfaqjen e rastit të parë, ndaj kjo duhet të vazhdojë. Dhe e dyta, njerëzit janë monitoruar në shtëpi me shenja dhe simptoma të lehta dhe ma do mendja janë shëruar. Ardhja e pacientëve në spitale janë ato raste që kanë pasur komplikacione”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:54 Orban rizgjidhet kryetar i ‘Fidesz’ pavarësisht humbjes së zgjedhjeve në Hungari
- 16:44 Himarë, policia ndihmon 5 turistë të huaj në zonën e Gjirit të Filikurit. Shpëtohen në kohë
- 16:41 Koreja e Veriut dënon shitjen e raketave amerikane prej 300 milionë dollarësh për Seulin
- 16:33 Pesë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të Forcave Ajrore indiane
- 16:19 Irani mohon se do të nënshkruajë marrëveshjen me SHBA-në të dielën
- 16:15 Irani shpall datat e funeralit dhe varrimit të udhëheqësit suprem Ali Khamenei