Dea Buza, arkitektja që po krijon maska me anë të printerave 3D në ndihmë të spitaleve

27 Mars 2020 | 19:51

Të gjithë po përpiqen të kontribuojnë në mënyrën e tyre për të luftuar këtë situatë të pazakontë të pandemisë së coronavirusit. Dikush me sakrificën për tu izoluar dhe dikush tjetër me një kontribut për ata që janë në frontin e parë. 

Dea Buza, një arkitekte e re nga Kosova, së bashku me babain e saj, kanë filluar një nismë për të ndihmuar mjekët dhe infermierët që po punojnë me pacientët e infektuar me COVID-19. Ata me ndihmën e printerave 3D kanë prodhuar disa maska plastike. 

Dea thotë se ideja për këto maska në fakt lindi nga babai i saj, i cili e nisi këtë nismë në Kosovë, në partneritet me disa universitete në Rumani dhe më pas me universitetin e Valencias, nga ku edhe nisi së pari krijimet 3D për t’i ardhur në ndihmë shumë spitaleve. Ajo thotë se para 5-6 ditëve, babai i saj filloi të krijonte maska për spitalet në Kosovë, dhe më pas ata synojnë të shpërndahen edhe në Shqipëri. 

“Ideja e kësaj është që t’i vijmë sa më shumë në ndihmë doktorëve që janë në vijën e parë të rrezikut me aq sa kemi mundësi, si akt humanitar le të themi, solidarizimi me bluzat e bardha”, tregon ajo.

Sipas Deas, në krahasim me maskat mbrojtëse të cilat janë vetëm një fasho që përdoren edhe nga qytetarët kur dalin në rrugë apo kur janë në kontakt me njerëz të tjerë, kjo është një maskë e mbrojtjes së dytë. Pra është e larguar. 

“Mund ta vendosësh në kokë në momentin kur ke dhe syzet dhe maskën poshtë, që mbulon hundën edhe gojën”, shpjegon arkitektja.

“Mirë është që të kesh dhe maskë tjetër brenda sepse zakonisht kjo maskë e mbulon dhe e ndihmon më shumë doktorin ose infermierin sidomos kur është në repartin e infektimit ose kujdesit intensiv, ku infeksioni është shumë i madh”, shton ajo.

Nësë do të përllogaritej një total, për koston e maskës, pra transporti, materiali i printerit 3D dhe lustra e tejdukshme, Dea thotë se kosto totale shkon afërisht 1.5 euro ose 200L të reja. 

“Për momentin, për të ndihmuar në kostot e tyre, i është bashkuar nismës edhe një koleg i imi, Albano. Ai ka qenë me ne prej fillimit. Së bashku me pajisjet e printerit 3D kemi mundësuar që të dërgojmë 50 copat e para, por pastaj gjatë nismës, iu bashkua edhe një koleg tjetër i imi, Gerti Struga. Ai gjithashtu u solidarizua me printera 3D në mënyrë që të bënim edhe 50 copë të tjera. Sot kemi dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë për në QSUT 90 copat e para”, tregon Dea Buza. 

Ajo i bën thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen me nisëm e familjes së saj dhe të kontribuojnë me sa të kenë mundësi, për të arritur qëllimin e nevojshëm, për të shpërndarë 1000 maska në spitalet e Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021