“U kthyem në pikën zero”, drejtori i klinikës në Prishtinë: Urgjent masa për pandeminë

27 Gusht 2021 | 20:21

Që prej fillimit të pandemisë, klinika e Mjekësisë Sportive në Prishtinë nuk ka qenë asnjëherë kaq e tejmbushur.

E destinuar për trajtimin e pacientëve me COVID-19, tashmë klinika nuk ka më kapacitete trajtuese. Për drejtorin Artan Ahemti një fluks i tillë nuk ishte parashikuar.

Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti flet për KosovaPress, për gjendjen në këtë klinikë dhe kapacitetet që kanë në dispozicion për trajtimin e këtyre rasteve.

“Realisht ndoshta edhe nën zero sepse një rritje kaq të shpejtë nuk e kemi pasur asnjëherë në asnjë valë, numër kaq të madh të hospitalizuarve nuk kemi pasur në asnjë valë deri tani. Është një numër shumë i madh dhe kërkesat për hospitalizim janë shumë të mëdha. Në klinikën e Mjekësisë Sportive për tri ditë janë mbushur të gjitha kapacitetet”, tha ai.

Nga pacientët e shtruar gjatë ditëve të fundit, është arritur në përfundimin, se kjo valë pandemie ka prekur më shumë moshat e reja.

“Mosha e re është më e prekur, mosha mesatare e përbën shumicën e pacientëve të hospitalizuar”, u shpreh ai.

Sipas drejtorit të klinikës Ahmeti, ajo që vihet re është se ndër qytetarët që po trajtohen në ambientet e Mjekësisë Sportive, pjesa më e madhe janë të pavaksinuar.

Mjeku Ahmeti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, por sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të vendosë për masa të reja, meqenëse sistemi shëndetësor është i brishtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026