Bizneset në Kosovë kundërshtojnë masat e reja anti-COVID

28 Gusht 2021 | 13:46

Rritja e numrit te vdekjeve dhe infektimeve nga virusi COVID-19, bëri që qeveria e Kosovës të ashpërsoje masat anti-COVID.

Këto masa prekin edhe ekonominë e vendit. Për ketë arsye, Oda Ekonomike, ajo e Hotelerisë e Turizmit dhe shoqatat e gastronomisë nuk po pajtohen me masat e reja.

Sipas kreut të OEK, Berat Rukiqi, qeveria duhet të fokusohet në procesin e vaksinimit masiv të qytetarëve.

Se këto masa do t’i dëmtojnë bizneset, e thotë edhe drejtuesi i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit dhe ai i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës.

Ata pajtohen për respektimin e tyre vetëm nëse shteti do i mbështesë financiarisht.

“Vetë fakti që jemi në këtë gjendje, ne do si do në një farë forme duhet përkrahur diçka që zbutë këtë situatë. Normal, që më së shumti neve na ‘dhemb’, pasi preket shumë ky sektor”, tha Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Pavarësisht ankesave të bizneseve, mjekët thonë se gjendja është shumë e rëndë.

“Një rritje kaq të shpejtë nuk e kemi pasur asnjëherë në asnjë valë, ndërkaq numër kaq të madh të të shtruarve në spitale nuk e kemi pasur në asnjë valë deri tash. Në Klinikën e Mjekësisë Sportive për tri ditë janë mbushur të gjitha kapacitete”, tha Artan Ahmeti, drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive.

Vetëm në dy ditët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 vdekje. Për këtë arsye u vendos për shtrëngim të masave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026