SHBA drejt përfundimit të evakuimeve para afatit, talebanët mbyllin aeroportin e Kabulit

29 Gusht 2021 | 08:30

Talebanët vendosën forca shtesë rreth aeroportit të Kabulit të shtunën për të parandaluar grumbullimin e turmave të mëdha pas sulmi vetëvrasës dy ditë më parë, teksa transporti ajror masiv i udhëhequr nga SHBA është duke përfunduar përpara afatit të 31 gushtit.

Pika të reja kontrolli u shfaqën në rrugët që çojnë në aeroport, disa të drejtuara nga luftëtarët talebanë me uniformë me Humvees dhe syze nate të marra nga forcat afgane të sigurisë.

Zonat ku turma të mëdha njerëzish janë mbledhur gjatë dy javëve të fundit me shpresën për të ikur nga vendi pas marrjes së kontrollit nga talebanët ishin kryesisht të zbrazëta.

Ndërkohë, Britania Madhe ka mundur të tërheqë të gjithë trupat nga Afganistani, duke i dhënë fund kështu përfshirjes ushtarake 20-vjeçare në këtë vend.

Më shumë se 15.000 njerëz janë evakuuar nga Britania e Madhe që nga 14 gushti.

Kryeministri Boris Johnson tha se momenti ishte një shans për të reflektuar mbi arritjet e dekadave të fundit, të tilla si arsimi i vajzave dhe dobësimi i al -Kaedës.

Në një letër drejtuar komunitetit të forcave të armatosura, Johnson pranoi se rënia e Kabulit në duart e talebanëve ishte gjëja e fundit që ata donin të shikonin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026