150 shtetas të tjerë afganë mbërrijnë në Shqipëri
30 Gusht 2021 |
08:45
Rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të hëne ka mbërritur në aeroportin e “Nënë Tereza” në Rinas avioni i gjashtë me shtetas afganë, i nisur nga Abu Dabi, në të cilin ndodheshin 150 persona.
Menjëherë pas mbërritjes, të gjithë personat e ardhur kanë kryer testet mjekësore, si dhe kanë plotësuar dhe dokumentacionin e identifikimit.
103 prej tyre janë akomoduar në “Qytetin Studenti” në kryeqytet, ndërsa 47 të tjerë kanë udhëtuar direkt drejt Durrësit, ku janë vendosur në hotele.
Deri më tani në territorin shqiptar kanë mbërritur 607 qytetarë afganë.
Sipas qeverisë shqiptare, vendi ynë mund të presë deri në 4000 afganë, të cilët do të strehohen përkohësisht, pasi si destinacion kryesor kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta