Vijojnë sulmet në Afganistan, trupat amerikane bëhen gati për t’u larguar nga Kabuli
Avionët ushtarakë vazhdojnë të ngrihen nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, në ditët e fundit të tërheqjes së aleatëve nga Afganistani.
Trupat e fundit britanike janë larguar, por ato amerikane do vijojnë punën deri më 31 gusht.
Siguria ndërkohë mbetet e lartë nga rreziku për sulme, pas atyre të së enjtes së kaluar dhe atij me raketë këtë të hënë, 5 km larg kompleksit.
Të dielën ushtria amerikane tha se kishte kryer një sulm me dron në kryeqytetin afgan, që lanë rreth 170 të vdekur dhe qindra të plagosur.
Sulmi vuri në shënjestër një automjet ku udhëtonte një person i lidhur me degën afgane të Shtetit Islamik.
Forcat amerikane po hetojnë ndërkohë zërat se disa civilë kanë humbur jetën pasi banorët vendas denoncuan një shpërthim në një zonë të banuar.
Sipas raportimeve të mediave lokale, raketa goditi një shtëpi duke vrarë të paktën 6 persona.
Një person i cituar nga burimet mediatike tha se dëgjoi raketën të përplasej me ndërtesën.
Edhe talebanët kanë shtuar gjithashtu praninë e tyre në rrugët e Kabulit. Ata kanë luftuar kundër anëtarëve të ISIS në të kaluarën dhe janë zotuar se nuk do lejojnë që Afganistani të kthehet në bazë për sulme terroriste.
Ndërkohë, disa mijëra afganë që i druhen talebanëve thonë se duan të largohen, por koha për ata që janë në pritje të evakuimit po mbaron.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme