Di Maio për Euronews: Po ndjekim formulën e sugjeruar nga Mario Draghi

28 Mars 2020 | 15:44

Italia ka qenë vendi i parë perëndimor që u përball me emergjencën COVID-19.  Në fakt ajo është referuar si “modeli italian” për qasjen që ka patur ndaj krizës, por është gjithashtu vendi i cili po paguan edhe çmimin më të lartë. Ne do ta diskutojmë këtë me Sekretarin Për punët e Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.

Ministër, ne kemi parë një Evropë të ndarë kur bëhet fjalë për menaxhimin e krizës. Disa njerëz e kanë quajtur këtë fillimin e dështimit të Evropës. Për mendimin tuaj, a kemi arritur në një pikë pa kthim, në termin europian?

“Me siguri kjo krizë globale është një përgjegjësi e madhe për Bashkimin Evropian. Ne jemi në një kohë të rëndësishme për Bashkimin Evropian, ne nuk mund të mendojmë të zgjidhim një krizë shëndetësie dhe ekonomike si kjo që po përjetojmë dhe që do të fus Evropën në tërësi në recesion. Kjo është arsyeja se përse është shumë e rëndësishme, dhe po flas në emër të Italisë, duke parë të gjitha forcat politike, madje edhe ato që mund të jenë tunduar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, duke kërkuar sot “Eurobond“.

“Ju atje po flisnit për përgjigjet ekonomike. Evropa po reagon me të ashtuquajturën “kurë e Bankës Qendrore Europiane” nga njëra anë, me një plan 750 miliardë euro. Nga ana tjetër, Pakti i Stabilitetit është pezulluar. Ju përmendët këtu eurobondet. Çfarë rëndësie kanë këto masa për Italinë dhe si do t’i shfrytëzojë ajo ato?

“Unë mendoj se pezullimi i Paktit të Stabilitetit është një sinjal i shkëlqyeshëm se Evropa, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij, kanë kuptuar vështirësinë e situatës në të cilën Italia e gjen veten, në të cilën ne të gjithë e gjejmë veten. Ne gjithashtu duam të ndjekim formulën që Mario Draghi ka sugjeruar kohët e fundit: në kohë lufte, sepse Italia aktualisht është në luftë me një armik të padukshëm që është virusi, vendet duhet të krijojnë borxhe për të kryer investime, dhe padyshim që krijimi i këtij borxhi duhet të mbështetet nga Banka Qendrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026