26 viktima dhe mbi 1300 infektime ditore me COVID-19 në Kosovë
31 Gusht 2021 |
15:07
Situata nga COVID-19 në Kosovë vijon të paraqitet e rëndë teksa të martën 26 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 1.383 raste të reja të infektimit.
“Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 996 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657. Në total numri i rasteve aktive është 26.886”, thuhet në raportin e MSH-së.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës.
Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Lajme të Sugjeruara
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër