Juventus redukton pagat duke kursyer 90 milionë euro
Lojtarët dhe stafi teknik i Juventusit kanë arritur një marrëveshje me klubin këtë fundjavë që të reduktojnë pagat për katër muajt e ardhshëm. Situata e krijuar nga COVID-19 i ka vendosur klubet në mbarë botën para një pozite mjaft të vështirë ekonomike, pasi në mungesë të aktivitetit normal e kanë shumë të vështirë që të gjenerojnë të ardhura.
Sipas asaj që është njoftuar në mediat italiane, shkurtimi i pagave për katër muajt e ardhshme do të të ketë një ndikim prej 90 milionë eurosh tek klubi i zonjës së Vjetër. Përjashtim në këtë reduktim të pagës nuk bën as Cristiano Ronaldo, i cili përfiton 31 milionë euro në sezon.
Italia është një nga vendet më të prekura dhe gjithçka është ndërprerë. Ndonëse federata ka organizuar disa mbledhje për të hartuar një plan për pjesën e mbetur të kampionatit, duket e pamundur të përcaktohet se kur futbolli do t’i rikthehet normalitetit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.