Kundër himnit serb në shkolla, kryetarja e komunës së Preshevës: Qeveria të tërheqë vendimin
Qeveria e Serbisë ka vendosur që në nisje të vitit të ri shkollor në ambientet arsimore të këndohet himni serb.
Përfaqësues të shqiptarëve në Serbi e cilësojnë këtë vendim si një akt përjashtues për grupet etnike që jetojnë në këtë vend.
Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës thotë se himni i sotëm i Serbisë nuk përfaqëson komunitet e tjera që janë pjesë e këtij shteti. Në një reagim në rrjetet sociale, Sinani shprehet se vendimi i qeverisë është pjesë e neonacionializmit dhe krijon tensione etnike, kulturore, sociale dhe gjinore.
Kundër vendimit për himnin është shprehur dhe deputeti shqiptar në Serbi, Shuaip Kamberi. Ai thotë se qeveria e Beogradit duhet të heqë dorë nga provokimet dhe të respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Vendimi për këndimin e himnit për vitin e ri shkollor, u njoftua nga ministri i serb i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Twitter etiketon mediat kryesore të Serbisë si ‘të lidhura me qeverinë’
- Lajçak paralajmëron vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në fillim të shtatorit
- “Open Balkan” i shërben Serbisë për të mos njohur Kosovën, sipas analistit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq