Mbërrijnë 37 shtetas afganë në Shqipëri

2 Shtator 2021 | 08:20

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 numrin total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë.

Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet.

Shqipëria ka premtuar se do të strehojë rreth 4.000 shtetas afganë deri sa ata të përfundojnë të gjithë kontrollet e sigurisë dhe dokumentacionet e nevojshme për t’u nisur në destinacionin final, SHBA.

Ardhja e shtetasve afganë ka shkaktuar reagim në opinionin publik në Shqipëri, ku disa e kanë parë si një gjest humanitar të nevojshëm, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si ‘nder të sforcuar kërkuar nga SHBA’. Rama i ka mohuar akuzat duke thënë se “Shqipëria po e bën këtë veprim si përgjegjësi e një shteti anëtar i NATO-s”.

224 shtetas afganë kanë mbërritur në Kosovë deri tani, ndërsa në RMV aktualisht janë strehuar 149 afganë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026