60% e nxënësve në Vlorë marrin pjesë në mësimin plotësues, interes më i lartë nga gjimnazistët

2 Shtator 2021 | 09:38

Rreth 60% e nxënësve në qytetin e Vlorës, janë ulur në bankat e shkollës, për të përfituar nga mësimi plotësues.

Duke respektuar masat anti-COVID të vendosura nga drejtoria arsimore, të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme kanë filluar mësimin. Interes më të madh kanë paraqitur gjimnazistët, të cilët nuk e fshehin se kanë pasur boshllëqe të konsiderueshme, të cilat duhet t’i zëvendësojnë patjetër, duke marrë në konsideratë edhe finalizimin e tyre në provimet e maturës.

Nevojën për mësimin plotësues e përforcojnë dhe mësuesit të cilët pranojnë se nxënësit kanë paraqitur boshllëqe në dijet që kanë marrë gjatë dy viteve të kaluara. Aktualisht 80% e mësuesve në Vlorë janë të vaksinuar.

Në varësi të ecurisë së shifrave në rang vendor do të jenë autoritet e shëndetësisë ato që do të përcaktojnë edhe zhvillimin e procesit mësimor me prezencë fizike apo të alternuar me orë online.

Ndërkaq, hapja e institucioneve arsimore në Korçë ka gjetur rreth 5000 nxënës në shkollë, nga 9 mijë që ishin parashikuar. Mësuesit, të cilët kanë marrë urdhër për t’u vaksinuar, duket se jo të gjithë kanë qenë dakord me këtë udhëzim të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Mbi 100 mësues në Maliq, 56 mësues në Pogradec, e afro 40 mësues në Devoll ende nuk janë paraqitur pranë qendrave të vaksinimit, ashtu siç janë porositur. Ndryshe rezulton me Kolonjën ku vetëm 15 mësues nuk janë vaksinuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026