Festivali i Filmit në Venecia, “Luani i Artë’” shkon për aktorin Roberto Benigni
Festivali i Filmit në Venecia rikthehet me emocione dhe surpriza. Në Ceremoninë e hapjes ku padyshim respektohen strikte masat anti-COVID i pari që u nderua me çmimin e karrierës është aktori i njohur italian Roberto Benigni.
68-vjeçari solli në skenë hijeshinë dhe fjalimin e tij të mbushur me plot humor.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që më duan thjesht ,dhe besuan në atë që po bëja. Që nga njerëzit e parë që më mbështetën, pa të cilët nuk do të bëja asnjë hap kur të bashkohesha me showbiz–in. Unë vij nga asgjëja. Nga varfëria, një varfëri e mrekullueshme, një varfëri aristokratike, por një varfëri e vërtetë, e bukur. Shumë njerëz më ndihmuan në këtë udhëtim që më solli këtë dhuratë të mrekullueshme”, tha aktori Roberto Benigni.
Yje të kinemasë botëror morën pjesë në ceremoni, shumë prej të cilëve po konkurrojnë për një çmim prestigjioz të “Luanit të Artë”.
“Nënat paralele” të regjisorit spanjoll Pedro Almodovar, me protagoniste Penelope Cruz, është filmi hapës i festivalit ku garojnë 21 filma.
Titujt që konkurrojnë për çmimin “Luani i Artë” për filmin më të mirë përfshijnë “Fuqia e qenit”, “Spencer”, “Vajza e Humbur”, bazuar në një roman të Elena Ferrante, “Dueli i Fundit” etj.
Në 8 shtator është edhe premiera e filmit ‘Vera andrron detin’ me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi, një bashkëprodhim nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Festivali i Filmit do të vijojë deri në datën 12 shtator.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta