Theu rregullat, Kosova ndalon Petar Petkoviç të hyjë në territorin e saj
Shefit të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç nuk i është aprovuar vizita dy ditore (3-4 shtator) në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë thotë se Petkoviç në tri vizitat e fundit në Kosovë ka përdorur gjuhë urrejtjeje dhe nxitëse.
Institucioni në fjalë thotë se rasti flagrant, në të cilin Petkoviç ka thyer rregullat ka qenë pjesëmarrja e tij në inaugurimin e “universitetit” në Mitrovicë të Veriut.
“Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit “universitetet” në Mitrovicë të Veriut. Për më tepër, ai nuk e ka paralajmëruar këtë aktivitet tek pala kosovare”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për KosovaPress.
Vizita i është ndaluar vetëm Petkoviçit, ndërsa pjesës tjetër të delegacionit i është miratuar hyrja.
“Bazuar në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i ka lejuar hyrjen në Kosovë për datat 3-4 shtator 2021 atij, teksa për pjesën tjetër të delegacionit ka miratuar hyrjen”, potencohet në përgjigjen e MJPD-së.
Këtë të premte nga zyra e të ashtuquajturës zyra Serbe në Kosovë thanë se veprim i Kosovës tregon mosgatishmërinë e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.
“Ky është ndalimi i tretë i Prishtinës për drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe negociatorit kryesor serb në dialogun teknik, dhe kjo vjen përpara vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës javën e ardhshme në Bruksel, gjë që tregon gjithashtu edhe mosgatishmërinë e Prishtinës për normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin”, thuhet në reagim.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh