Stafi mjekësor i pavaksinuar pezullohet nga detyra në Greqi

4 Shtator 2021 | 09:35

Mbi 6.500 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 500 anëtarë të shërbimit të ambulancave në Greqi janë pezulluar nga puna, sepse nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Ministri grek i Shëndetësisë, Thanasis Plevris bëri me dije se fakti që 400 punonjës të kujdesit shëndetësor morën vaksinën gjatë ditës së hënë, disa ditë para afatit, tregoi se vendimi i qeverisë për t’i bërë vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e spitaleve po jepte efekt.

Duke u përpjekur për të lehtësuar çdo pasojë në sistemin shëndetësor, qeveria tha se legjislacioni do të ndryshohet për të lejuar që punonjësit të kthehen menjëherë në vendet e tyre të punës për sa kohë që ata marrin dozën e parë në ditët në vijim, po ashtu të rikthehen edhe ata që kanë marrë të paktën një dozë.

Vendimi i qeverisë greke për të pezulluar ata persona të shëndetësisë të pavaksinuar me të dyja dozat shkaktoi protesta në shtetin fqinj.

Sipas autoriteteve deri në 1 shtator të gjithë punonjësit e sektorit të shëndetësisë mjekë dhe infermierë duhet të ishin vaksinuar plotësisht por jo të gjithë iu bindën këtij vendimi.

Rreth 53 përqind e popullsisë greke është plotësisht e vaksinuar dhe autoritetet shpresojnë të kapin shifrën 70% përgjatë muajve të vjeshtës.

Greqia të enjten raportoi 2.840 raste të reja me covid çdo ditë dhe 33 viktima.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026