Albin Kurti bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përgëzuar Kosovën për gatishmërinë e treguar për strehimin e imigrantëve afganë, të cilët u larguan nga vendi për shkak se talebanët morën pushtetin.
Kjo bëhet e ditur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili thotë se ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me sekretarin e SHBA.
Pleasure to speak w/ Sec. @ABlinken today. He expressed @POTUS’s appreciation for our support & coop. Kosova is honored to offer a safe & secure environment for Afghan citizens during their transition. Our alliance w/ the US is unwavering, & our friendship is growing stronger. pic.twitter.com/l6WQa29fYd
— Albin Kurti (@albinkurti) September 6, 2021
Shefi i qeverisë thotë se “Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre”.
Ai shprehet më tej se aleanca e Kosovës me SHBA është e palëkundur dhe se miqësia mes dy popujve “po bëhet më e fortë”.
Kosova, sipas informacioneve të deritanishme pritet të strehojë në tërësi rreth 2,000 imigrantë afganë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës