4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Infektivi
6 Shtator 2021 | 18:03

Katër persona humbën jetën prej COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 502 të tjerë rezultuan të infektuar pas testeve.

Ministria tha se viktimat ishin të moshës 55 deri në 78 vjeç. Tashmë totali zyrtar i personave që kanë humbur jetën nga pandemia në Shqipëri është 2,519.

Për sa i përket rasteve të reja, autoritetet thanë se pas 5,991 testesh, rezultuan të prekur nga COVID-19 rreth 8.5% e tyre. Paralelisht u deklaruan të shëruar 393 persona, ndërsa numri i atyre që janë mbartës të virusit aktualisht ka shkuar në 12,108.

Nga rastet aktive 147 (1.2%) janë shtruar në spitalet publike për COVID-19, ku 17 (11.5%) prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri janë pikasur mbi 151 mijë raste me COVID-19, prej tyre 90% janë mundur të shërohen, 8% janë ende me mbartje të virusit, ndërsa 2% nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.

Nga mesi i verës Shqipëria ka hasur në një rritje të infektimeve duke nxitur autoritetet të rivendosin disa masa kufizuese.

Euronews Albania sjell më poshtë të gjitha statistikat në krahasim me vitin e shkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026