Roland Tasho, fotografi që fiksoi në aparatin e tij personazhet italiane veshur me kostume kombëtare shqiptare
Në Itali është pritur mirë gjesti i Shqipërisë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në vendin fqinj për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit. Një numër falenderimesh janë shprehur nga zyrtarë italianë, por edhe qytetarë të thjeshtë. I frymëzuar nga kjo shfaqje e re e afrimitetit mes dy popujve, fotografi Roland Tasho ka sjellë një përmbledhje fotografish të personazheve të njohur italianë që kanë realizuar foto të veshur me kostume popullore shqiptare.
“Ishte preksë të dëgjoje dje një italian që krijonte muzikën e himnit tonë kombëtar dhe këtu e mora shtysën që të publikoja fotografitë e bëra prej kohësh të të huajve me kostume shqiptare. Publikova italianët më të dëgjuar dhe më të famshëm që janë veshur me kostume shqiptare”, tregon për Euronews Albania, Roland Tasho.
Fotografi tregon se prej vitesh aparati i tij ka fiksuar imazhet e mjaft të huajve të veshur me kostumet kombëtare shqiptare.
“Projekti është gati 20-vjeçar dhe ka filluar me italianët. Në fillim kam veshur ata. Të parat ishin vajzat e ambasadorit italian në Shqipëri në vitet 2000 dhe këtu nisi zanafilla e këtij projekti pasi e pashë që u pëlqye asokohe. Mund të jenë rreth 100 të huaj të veshur me këto kostume, 20 prej të cilëve italianë”, zbulon Tasho.
Pasi bën një parantezë të Tiranës së dikurshme pa shumë lëvizje dhe e krahason me atë të sotmen të transformuar, Tasho tregon se do të dëshironte gjatë këtyre ditëve të fotografonte pamjen e rrallë të qytetit të mbetur bosh.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor