Flota amerikane prodhon armën e re zanore që e detyron dikë të mos flasë

7 Shtator 2021 | 18:53

Po dëgjon zëra? Jo, – janë thjeshtë marinsat amerikanë duke bërë prova me armën më të re jo-fatale.

Flota ushtarake amerikane ka shpikur me sukses një pajisje të re elektronike e cila është e projektuar për të bërë dikë të ndalojë së foluri. Një lloj arme jo-fatale, një pajisje që arrin në mënyrë efektive t’ia përsërisë zërin e vet atij që po flet dhe vetëm atij.

Ideja kryesore e kësaj arme është të çorientojë objektivin deri në një pikë që ata të mos kenë më mundësi të komunikojnë.

E quajtur Acoustic Hailing and Disruption (AHAD), kjo armë regjistron një ligjëratë në moment dhe në mënyrë të menjëhershme ja kthen mbrapsht folësit për punë mili sekondash. Shumë e ngjashme me një motër apo vëlla që kërkon të tallet me ju por shumë më e sofistikuar.

Vlen të përmendet se kjo armë nuk pritet të përdoret në fushëbetejë por me shumë mundësi ajo do të përdoret për të ushtruar kontroll mbi turmat.

Ajo që është interesante është që tingulli që i luhet mbrapsht folësit, dëgjohet vetëm nga ai dhe askush tjetër – diçka që arrihet me anë të një teknologjie të sofistikuar që do ta bënte dikë të mendojë se po çmendet.

Një tjetër armë sonike është në zhvillim e sipër nga shkencëtarët amerikanë e cila do të përdori sërish tingujt – në këtë rast duke i përçuar objektivit valë zanore me nivel decibeli aq të lartë sa do t’i shkaktojë atyre migrena të menjëhershme, ndjesinë e kumbimit në vesh si dhe dhimbje dhe shqetësime të një niveli mestar.

Nuk dihet ende se si Flota Ushtarake e Shteteve të Bashkuar ka planifikuar t’i përdorë këto armë, ama diçka është e sigurt, armiqtë do të përjetojnë një eksperiencë çorientuese si kurrë më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026