Rihapet Broadway, 700 dollarë bileta për rikthimin e shfaqjes ‘Njeriu i muzikës’

7 Shtator 2021 | 19:58

Broadway rihapet pas 18 muajsh mbyllje për shkak te pandemisë. Në qendër të New YorkutTimes Square do të vihen në skenë 18 muzikalë dhe pesë shfaqje, të shtrira gjatë javëve të ardhshme.

Aktorët, muzikantët dhe i gjithë stafi duhet të vaksinohet kundër COVID-19.

Spektatoret duhet të mbajnë maska, dhe të kenë me vete një certifikatë për COVID-19, ndërsa nuk ka kufizime për numrin e tyre.

Para pandemisë, shfaqjet e Broadëayt tërhiqnin edhe spektatore të huaj. Në 2019 janë shitur më shumë se 14 milionë bileta.

Spektatoret ndërkombëtarë në atë vit përbënin rreth 19% personave që i ndiqnin shfaqjet e Broadway.

Që kur u njoftua hapja e tij, njerëzit kanë shfaqur interes për të blerë bileta.

Shumica e aktoreve kanë qenë të papunë që nga marsi i vitit 2020 për shkak të pandemisë.

Biletat që kushtojnë deri në 700 dollarë po shiten me shpejtësi për rikthimin e shfaqjes “Njeriu i Muzikës”, megjithëse zyrtarisht, produksionet e reja do të nisin në shkurt të vitit 2022.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026