Rimëkëmbet ekonomia e BE-së, GDP rritet me 14 për qind
Ekonomia e Eurozonës u rikuperua më shpejt nga sa mendohej pas bllokadave të dimrit.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, në nivel sezonal GDP-ja u rrit me 14.3 për qind në zonën euro dhe me 13.8% në BE në tremujorin e dytë të 2021-shit.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm të këtij viti, GDP-ja u rrit me 2.2% në zonën euro dhe 2.1% në BE.
Kanë qenë shpenzimet e konsumatorëve që kanë udhëhequr rikuperimin. Shpenzimet e konsumit përfundimtar të familjeve u rritën me 3.7% në tremujor, pasi njerëzit u kthyen në dyqane, bare e restorante dhe pika argëtimi.
Por situata varion nga vendi në vend. Kështu, Irlanda regjistroi rritjen më të fortë, +6.3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, e ndjekur nga Portugalia, me +4.9%.
Rënie u verifikuan në Maltë, -0.5% dhe Kroaci, -0.2%. Edhe shpenzimet e qeverive nxitën rritjen, përmes paketave stimuluese dhe masave shëndetësore që u morën kundër pandemisë.
Numri i personave të punësuar u rrit me 0.7% si në zonën Euro ashtu edhe në BE në tremujorin e dytë të 2021-shit, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Në tremujorin e parë të 2021-shit, punësimi kishte rënë me 0.2 për qind si në zonën Euro ashtu dhe në Unionin Evropian.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq