Masat e qeverisë hungareze për të luftuar krizën e COVID-19 kritikohen nga BE

31 Mars 2020 | 17:59

Bashkimi Evropian paralajmëron Hungarinë se masat emergjente të miratuara nga qeveritë për të luftuar krizën e shkaktuar nga përhapja e coronavirus nuk duhet të cënojnë demokracinë. Parlamenti hungarez i dha kryeministrit Viktor Orban të drejtën për të qeverisur me dekret ekzekutiv dhe fuqinë për të marrë masa gjatë kësaj situate.

Legjislacioni që zgjat  gjendjen e jashtëzakonshme ka shkaktuar kritika nga partitë opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe Këshilli i Evropës, forumi kryesor i të drejtave të Evropës, pasi nuk përmban një afat kohor. 

Legjislacioni parashikon burg deri në pesë vjet për ata që pengojnë kontrollimin e përhapjes së virusit dhe atyre që përhapin informacion të rremë në lidhje me krizën. Grupet e të drejtave thanë se kjo mund të përdoret për të kufizuar gazetarët.

Qeveria ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ligji do të fuqizojë qeverinë të marrë vetëm masa që janë të nevojshme për të luftuar virusin, dhe parlamenti mund të tërheqë fuqitë speciale.

“Është me shumë rëndësi që masat emergjente të mos jenë në kurriz të parimeve dhe vlerave tona themelore. Demokracia nuk mund të funksionojë pa media të lirë dhe të pavarur,” nënvizoi Presidentja i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. 

“Masat urgjente duhet të ndërmerren kur janë të e nevojshme dhe të jenë rreptësisht proporcionale. Ato nuk duhet të zgjasin pafundësisht.Qqeveritë duhet të sigurohen që masa të tilla i nënshtrohen një kontrolli të rregullt” shtoi ajo përmes një deklarate.

Komisioni Ekzekutiv Evropian gjithashtu tha se do të analizojë dhe monitorojë nga afër zbatimin e ligjeve të reja në Hungari, i cili është i akuzuar për shkelje të demokracisë duke i vendosur mediat, akademikët dhe grupet e të drejtave nën kontrollin e shtetit.


Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026