Pasiguria në Afganistan, talebanët godasin gratë gjatë protestave

9 Shtator 2021 | 11:17

Talebanët përdorën kamxhikë dhe shkopinj për të goditur gratë gjatë një protestë në Kabul të mërkurën.

Qeveria e re e përkohshme e përbërë vetëm nga burra u shpall të martën. Protestat që nuk kanë miratim zyrtar janë të ndaluara në kryeqytetin afgan.

Korrespondentja ndërkombëtare e Euronews Albania Anelise Borges e cila ndodhet në Afganistan bisedoi me zëdhënësin taleban për administratën e re.

“Kabineti ende nuk është plotësuar dhe do të përfundojë së shpejti. Të gjithë janë në krye, ndërkohë ka shumë reforma. Ju e dini që zyrat ishin bosh dhe ne prezantuam mbikëqyrësit për të përmirësuar zyrat,” – u shpreh Zabihullah Mujahid.

Në një vizitë në bazën ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u shpreh se qeveria e re afgane do të gjykohet nga veprimet e saj.

Bota perëndimore ka ende detyrën sfiduese për të evakuuar pjesën tjetër të qytetarëve të saj nga Afganistani.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026