Drejtori artistik i DokuFest tregon për Euronews Albania rreth iniciativës së shfaqjes së filmave online
Nga situata e krijuar me përhapjen e virusit COVID-19, festivali ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në Kosovë, ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër online. Sot për ta është dita e 15. Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit tregoi për Euronews Albania më tepër rreth kësaj iniciative.
“Kemi gjetur mundësinë të jemi me shikuesit tanë, të jemi pjesë e një iniciative globale sa i përket industrisë së filmit dhe festivaleve, duke qenë prezent online. Sa i përket festivalit, në gusht ne jemi ende duke e planifikuar që gjithçka do të rikthehet në normalitet dhe ne do ta zhvillojmë atë. Por në këtë moment jemi bërë pjesë e iniciativës që të shfaqim disa nga filmat online dhe ta shfrytëzojmë këtë situatë për t’i ofruar dashamirësve të filmit një mundësi të tillë”, tregoi Nurkollari.
Drejtori artistik i DokuFest tregon se reagimi i publikut deri më tani ka qenë pozitiv.
“Mund të tregojmë për shikuesit e Euronews Albania që DokuFest është bërë pjesë jo vetëm e festivalit online të quajtur “My darling quarantine” . Ne po ashtu në faqjen e Doku Festit shfaqim filma me metrazh të shkurtër nga të prodhuara nga ne dhe po ashtu në bashkëpunim me televizionin “Kohavision” në Kosovë kemi bërë një program me filma të “DokuFest”. Po mendojmë se si ta zgjerojmë këtë, nëse kjo situatë do të ketë vazhdimësi për një kohë të gjatë”, tha Veton Nurkollari për Euronews Albania.
Ai pohoi se shumica e filmave të transmetuar janë të realizuar nga artistë të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Kosova, disa janë nga Shqipëria, por la prej tyre që vijnë edhe prej vendeve të rajonit.
“Natyrisht që është një mundësi për t’i promovuar edhe artistët e rinj”, mbyll fjalën e tij Nurkollari.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor