IKSHPK i kërkon presidentes Osmani shtyrjen e zgjedhjeve lokale
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani rekomandojnë shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë që pritet të mbahen më 17 tetor.
“Rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet në letrën që IKSHPK-ja ia ka dërguar presidentes Osmani.
E menjëherë presidentja Osmani i ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ përkitazi me këtë çështje.
Takimi është thirrur për të hënën në ora 16:30.
Ndërkohë partitë opozitare përmes deklarimeve janë shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale, duke akuzuar partinë në pushtet për ikje nga ballafaqimi me qytetarin.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh