Kryebashkiaku i Breshias në Ilva Now: Po paguajmë çmimin e moszbatimit të masave të parandalimit
Kryebashkiaku i Breshias, z. Emilio del Bono ndau në emisionin Ilva Now eksperiencën e hidhur të zonës që ai drejton me pandeminë e coronavirusit.
Ilva Tare: Si është situata në qytetin tuaj? Sa është numri i të infektuarve me Covid-19 dhe i atyre që po luftojnë për jetën?
Emilio del Bono: Sipas të dhënave zyrtare në provincës e Breshias deri tani 9000 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin, por sipas të dhënave të marra nga mjekët tanë në terren rastet janë të 7-8 herë më shumë. Kështu që më afërsi mund të themi se rastet mund të jenë rreth 80.000-100.000 të infektuar.
Ilva Tare: Të dhëna tejet shqetësuese…
Emilio del Bono: Absolutisht po. Si këtu në provincën e Breshias po ashtu edhe në provincën e Bergamos përhapja e virusit ka qenë shumë e lartë. Aq sa ne tani kemi rreth 1300-1400 persona që kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit.
Ilva Tare: Kryebashkiaku Del Bono, cila është arsyeja që provinca juaj u godit kaq rëndë?
Emilio del Bono: Përhapja ka filluar nga provincën e Lodit, nga Kodonjo. Dhe pastaj është zhvendosur ngadalë në Kremona, ku gjendet një spital shumë i madh, i cili ka trajtuar edhe të sëmurët e parë me coronavirus. Nga Provinca e Kremonës që është ngjitur me provincën e Breshias ka filluar përhapja në jug të provincës deri sa arriti të shpërndahet në të gjithë qytetin dhe ka arritur në përmasa të jashtëzakonshme. Ajo çfarë ka ndodhur është se nuk janë ndërmarrë masa e duhura për parandalimin e përhapjes në territoret ku ka nisur përhapja e virusit fillimisht. Kemi paguar çmimin për moszbatimin e duhur të masave të parandalimit.
Ilva Tare: Si u janë përgjigjur qytetarët masave që ndërmori qeveria? A i kanë respektuar ato?
Emilio del Bono: Masat parandaluese janë venë në jetë më 8 mars dhe dua të them që duke filluar nga 8 marsi qytetarët i janë përgjigjur në mënyrë tejet pozitive dhe rigoroze masave të ndërmarra, të cilët kërkojnë kufizimin e aktiviteteve sociale. Por përpara datës 8 mars nuk ka pasur një shkallë të lartë ndërgjegjësimi tek qytetarët në lidhje me gjendje dhe shpejtësinë e madhe me të cilën virusi po përhapej. Ne kemi paguar çmimin e nënvlerësimit të situatës dhe mbase edhe të mënyrës jo të duhur të komunikimit të autoriteteve sanitare, të cilët duke mos e njohur mirë atë çfarë kishte ndodhur në Kinë kanë nënvlerësuar virusin, i cili ka shkaktuar një vdekshmëri të lartë.
Ilva Tare: Kryebashkiak po thoni që autoritetet kanë reaguar vonë dhe se masat parandaluese duheshim marrë para datës 8 mars?
Emilio del Bono: Dua të them se mund të merreshim masa më strikte në territoret ku ka filluar përhapja e virusit. Jo vetëm në provincën e Kodonjës, por pastaj në provincën e Kremonës dhe në Breshia në disa komuna të saj. Mendoj se aty duheshin ndërmarrë masat me një shpeshtësi të ndryshme, përveç masave të marra në të gjithë vendin.
Ilva Tare: A është qyteti i mbyllur totalisht? A ka aktivitete të domosdoshme që vazhdojnë ende? Emilio del Bono: Jo, shërbimet thelbësore publike parësore vazhdojnë ende të jenë të hapura, qofshin ato për ushqimet apo transporti publik edhe pse në masë tejet të vogël. Dhe sigurisht industritë që duhet të punojmë për produktet higjienike për mirëmbajtjen e shtëpive dhe higjienës personale dhe për përkujdesjen. Të tjerat janë të mbyllura.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi