‘Enea rikthehet në Butrint’, familja Nika jetëson legjendën e Trojës
Një film dokumentar i frymëzuar nga vepra e Virgjilit për Enean dhe ushtrinë e Trojës do të shfaqet në Butrint.
Familja Nika po e risjell në një formë të veçantë për të gjithë artdashësit. Anastasi, aktori kryesor edhe djalin e tij kur lindi e quajti Enea i frymëzuar nga legjenda e Virgjilit.
Kjo legjendë e ngre Butrintin në një tjetër dimension sa i përket historisë botërore. Tashmë ajo do të përjetësohet me zë dhe figurë.
Do të jetë një projekt shumë interesant, i cili do të përkthehet edhe në anglisht”, u shpreh aktori Anastas Nika.
Regjisori Enea Nika tregon rivendosjen e ngjarjeve për legjendën e Butrintit sipas asaj çka ka shkruar tek Eneida, Virgjili.
“Është një projekt goxha i gjatë, ka të bëjë me legjendat që rrethojnë qytetin e Sarandës, zonën e Butrintit, Syrin e Kaltër. Janë legjenda që nuk i njeh pjesa më e madhe e publikut shqiptar”, u shpreh regjisori Enea Nika.
Filmi Dokumentar titullohet “ENEA TROJANI NË BUTRINT”.
Ai do të promovohet në teatrin antik të Butrintit në muajin tetor në një natë premierë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta