Fituesit e filmit në Venecia, filmi shqiptar ‘Vera andrron detin’ fiton dy çmime
Filmi nga Kosova “Vera andrron detin” triumfoi në Festivalin e Venecias, i cili mbrëmjen e djeshme bëri me dije edhe trofetë për filmat më të mirë.
Filmi me regji të Kaltria Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, u vlerësua me çmimin “Edipo Re’ për efektin përfshirës që të krijon dhe me çmimin për ‘Autoret gra nën 40 moshën vjec‘.
“Vera andrron detin” është filmi i parë nga Kosova që u shfaq premierën në Festivalin e filmit në Venecia.
Ai pasqyron rrëfimin e një gruaje që lufton kundër pabarazive gjinore. ’Vera andrron detin’ është një bashkëprodhim kinematografik mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Filmi francez mbi abortin e paligjshëm ‘Ngjarja’ është fituesi kryesor i Festivalit të Filmit në Venecia duke rrëmbyer Luanin e Artë.
Edicioni i 78 -të i festivalit më të vjetër të filmit në botë përfundoi duke mbledhur mbrëmjen e së shtunës yjet e kinematiografisë.
Festivali këtë vit ishte konkurues, duke përfshirë filma si “Fuqia e qenit” “Nënat paralele” “Vajza e Humbur” dhe “Dora e Zotit” e Paolo Sorrentino, i cili mori çmimin e dytë, Luani i Argjendtë, për filmin e tij gjysmë-autobiografik “Dora e Zotit”.
Filmi “Fuqia e qenit’ fitoi çmimin për regjinë më të mirë.
Penélope Cruz fitoi çmimin për aktoren më të mirë për interpretimin e saj si nënë e re në “Nënat paralele”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve përfundon festivalin e parë të madh të filmit të sezonit të vjeshtës, i cili deri më tani është vlerësuar një sukses i jashtëzakonshëm, pavarësisht shqetësimeve nga pandemia.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta