Data e zgjedhjeve në Kosovë, presidentja Osmani mbledh sot krerët e partive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar sot ne orën 17:00 përfaqësuesit e partive parlamentare lidhur me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale.
Për kreun e LDK Lumir Abdixhiku, rekomandimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është dhënë me porosi dhe për interesa të pushtetit.
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj ka thënë se tentativa për shtyrje të zgjedhjeve është ikje nga përgjegjësia përballë qytetarëve.
Haradinaj ka shkruar se 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta.
Partia Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse nuk kanë treguar se çfarë qëndrimi do të kenë.
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do t’i shfaqë në takim.
Ideja për shtyrjen e zgjedhjeve mbështetet nga VV. Vete kryetari i parlamentit Glauk Konjufca e propozoi një ide të tillë pak ditë më parë.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka rikujtuar disa argumente të parashtruara nga VV-ja pranë Gjykatës Kushtetuese, kur Presidenti Thaçi kishte shtyrë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës për shkak të pandemisë. Ndër argumentet ai nënvizon
“Presidenti nuk ka autoritet që të vendosë për shtyrjen e zgjedhjeve komunale për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19. Shtyrja e zgjedhjeve privon qytetarët nga e drejta e tyre kushtetuese, sipas nenit 45, për t’u zgjedhur apo për të zgjedhur një nga kandidatët e certifikuar nga KQZ-ja”, tha ai.
Lidhur me këtë takim, partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Kosova ka mbajtur zgjedhje me 14 shkurt të këtij vitit kohe kur vendi po kalonte një situatë të rënduar nga COVID-19
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh