A arrestohet Putin nëse shkel në një nga vendet anëtare të Gjykatës? Flet eksperti
Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni tha në një intervistë për Euronews Albania se arrestimi i Vladimir Putin në një nga vendet anëtare të Gjykatës, varet nga vendimi i 123 vendeve anëtare të Gjykatës.
“Ka disa pyetje që janë ngritur sepse kjo është çështje shumë e ndërlikuar dhe puna është a ka juridiksion kjo Gjykatë nëse Rusia nuk e njeh që ta gjykojë. Unë do të thosha po, sepse po të shikojmë historikisht edhe Gjermania naziste nuk e njihte autoritetin e Tribunalit ushtarak ndërkombëtar të Nurenbergut, por 24-25 figura të larta, u gjykuan dhe u dënuan aty, kryesisht për krime lufte,” – u shpreh Shtuni.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti të premten kundër presidentit rus Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.
Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat se forcat e saj kanë kryer mizori gjatë pushtimit të saj njëvjeçar të fqinjit të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian