A bashkëpunon Euralius me Komisionin e Venecias? Komisioneri i Zgjerimit i përgjigjet Ilva Tares
Në një intervistë të gjatë që analizoi me detaje hallkat e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, shpresat dhe kritikat nga disa vende, komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi theksoi se ekziston fryma e bashkëpunimit midis vendeve dhe institucioneve për të mbikëqyrur sa më mirë dhe në mënyrë të paanshme reformat në Shqipëri.
Pyetur specifikisht për punën e projektit të asistencës teknike për forcimin e reformës në drejtësi, financuar nga Bashkimi Europian, Euralius, Varhelyi tha se koordinimi ekziston.
“Për shumë vite BE-ja ka qenë e pranishme këtu duke investuar nëpërmjet pranisë por dhe fondeve bujare. Euralius, është i pranishëm për të 5-tin mision radhazi. Ka qenë këtu para, gjatë dhe pas miratimit të reformës në drejtësi. A ka ndonjë bashkëpunim mes Komisionit Europian dhe Komisionit të Venecias, në kohën kur ju vlerësoni reformën në drejtësi?” e pyeti komisionerin znj. Tare.
“Sigurisht ne vëzhgojmë nga afër punën e Komisionit të Venecias, ne e koordinojmë punën me ta dhe mbështetemi në punën dhe ndihmën e tyre, sepse ata i marrin të dhënat direkt nga terreni dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku,” u përgjigj z. Varhelyi.
Gjatë intervistës komisioneri deklaroi gjithashtu se ishte i bindur në përparimin e Shqipërisë dhe se vendi nëse përqendron të gjitha forcat do t’ia dalë të kapërcejë të gjitha parakushtet e vëna nga vendet skeptike.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e frymës së bashkëpunimit midis politikanëve shqiptarë për të bindur vendet për progresin.
Lexoni gjithashtu:
Negociatat, Komisioneri Oliver Varhelyi shpjegon në Ilva Now procesin dhe afatet e pritshme
Varhelyi optimist për Shqipërinë: Vendi do t’i përmbushë kushtet e vëna nga Holanda dhe Gjermania
Kush do të trokasë i pari në portën e BE, RMV apo Shqipëria? Varhelyi: I vetmi kriter është merita
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:03 Zyrtari iranian: Trump pranoi të lirojë 24 miliardë dollarë nga asetet e ngrira
- 16:54 Orban rizgjidhet kryetar i ‘Fidesz’ pavarësisht humbjes së zgjedhjeve në Hungari
- 16:44 Himarë, policia ndihmon 5 turistë të huaj në zonën e Gjirit të Filikurit. Shpëtohen në kohë
- 16:41 Koreja e Veriut dënon shitjen e raketave amerikane prej 300 milionë dollarësh për Seulin
- 16:33 Pesë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të Forcave Ajrore indiane
- 16:19 Irani mohon se do të nënshkruajë marrëveshjen me SHBA-në të dielën