A do arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi në mars? Flet Haki Abazi
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kosovë, Haki Abazi është shprehur skeptik në lidhje me mundësinë që në muajin mars të vitit 2023, të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Abazi tha se është skeptik, për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Sipas tij, është e domosdoshme që Serbisë t’i vendoset një kufi kohor.
“Pas 10 viteve dialog, sigurisht që nuk ka asgjë të panjohur, qofshin ato në tavolinë, apo ato të cilat mund të konsiderohen si kartat e fundit që mund të paraqiten dhe rrjedhimisht këtu ka një vendim të një vullneti të mirë dhe një vullneti vizionar, për ta dërguar Ballkanin drejt rrugës së normalizimit dhe zhvillimit, e që në histori do të mbeteshin liderët që tani janë në udhëheqje të shteteve, sikur drejtuesit e një faze përfundimtare të konsolidimit të një unioni evropian që duhet patjetër ta përfshijë Ballkanin Perëndimor.
Këtu nevojitet një guxim i jashtëzakonshëm politik nga të gjitha anët për ta bërë kapërcimin dhe ajo është çështje e një vendimi. Natyrisht, që marsi nuk do të shikohej nga perspektiva që janë 3 muaj nga tani. Do të shihej si përfundim i një periudhe të pasluftës ose pas luftërave të tmerrshme që kanë ndodhur në Ballkan dhe përfundim i një kapitulli. A do të ndodhë kjo? Unë jam spektik, për shkak të zhvillimeve në Ukrainë. Por insistimi që të vendoset një kufi kohor, është edhe i shëndoshë, edhe i domosdoshëm. Përndryshe, loja e Serbisë do vazhdojë pafundësisht”, theksoi ai.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë