A do ia trashëgojë vajzës pushtetin lideri kinez Xi Jinping?

14 Gusht 2025 | 16:02

Vajza e presidentit kinez Xi Jinping, Xi Mingze, e njohur për jetën e saj larg syrit të publikut, është vënë për herë të parë në qendër të vëmendjes gjatë një takimi të nivelit të lartë në Pekin. Ngjarja, e mbajtur në fillim të kësaj vere në rezidencën qeveritare të Zhongnanhai, u zhvillua gjatë një darke zyrtare me presidentin bjellorus Aleksandr Lukashenko.

Sipas burimeve nga agjencia shtetërore bjelloruse BelTA, Xi Jinping e prezantoi vajzën e tij në këtë event me fjalët:

“Miku im, marrëdhënia jonë është kaq e veçantë sa këtë herë darkojmë si familje. Edhe vajza ime është këtu sonte.”

Kjo ishte hera e parë që Mingze është parë në një takim me një përfaqësues të lartë të huaj.

Fotografitë e saj nga eventi u publikuan shkurtimisht nga BelTA, por u hoqën menjëherë gjë që ngriti spekulime mbi ndjeshmërinë e këtij paraqitjeje dhe përpjekjet për ta mbajtur të mbrojtur identitetin e saj. Një nga të pranishmit ishte zëvendëskryeministri i Bjellorusisë, Nikolai Snopkov, që përmendi detaje për pjesëmarrjen e saj në këtë takim të pazakontë.

Mingze, sot 33 vjeçe, është diplomuar në Harvard në degën e filozofisë dhe më herët ka ndjekur gjuhë e letërsi frënge. Studimet në SHBA i ka ndjekur nën një identitet të fshehtë për arsye sigurie. Gjatë gjithë jetës së saj, prania në publik ka qenë e kufizuar. Edhe kur Michelle Obama vizitoi Kinën në vitin 2014, Mingze nuk u shfaq përkrah saj, ndonëse ishte në vend në atë kohë.

E vetmja foto zyrtare e saj e njohur mbetet një imazh i saj si fëmijë me babain, publikuar nga agjencia shtetërore kineze Xinhua. Pjesa tjetër e fotografive që qarkullojnë për të janë të pakonfirmuara dhe shpesh të dyshimta.

Shfaqja e saj publike pranë një lideri të huaj, për disa analistë ndërkombëtarë, mund të jetë interpretuar si një mesazh simbolik për Shtetet e Bashkuara. Mendohet se kjo paraqitje ishte një mënyrë për të treguar se vajza e liderit kinez po qëndron mirë në vendin e saj dhe se nuk ka plane për t’u rikthyer në SHBA, siç ishte përfolur në të kaluarën.

Ndërkohë, autoritetet kineze dhe mediat shtetërore kanë qëndruar në heshtje totale për këtë takim, duke ruajtur traditën e tyre të kujdesshme ndaj çështjeve familjare të udhëheqësve më të lartë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026