A do të rikthehet Ilir Meta në LSI? Luan Rama tregon qëllimet e partisë së tij

13 Tetor 2020 | 18:43

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama konfirmoi në “Ilva Now” se opozita e bashkuar do të mbështesë kreun e PD-së Lulzim Bashën për kryeministër të Shqipërisë. Ai u shpreh se në kushtet ku ndodhet sot vendi, jo vetëm Basha, por çdo emër tjetër nga opozita do të ishte një alternativë më e mirë se ajo që do ofronte mazhoranca aktuale.

“Përballë faktit se kush po e qeveris vendin, jo vetëm emri i zotit Basha dhe çdo emër tjetër do ishte më i mirë. Ajo që sot përbën diferencën është oferta për të krijuar institucionin, oferta e ekipit, dhe jo oferta e krijuar mbi kultin dhe autoritetin e kryeministrit, dhe në këtë pikëpamje është një qasje e kohës. Po, nuk është çudi”, tha ai.

Teksa komentoi retorikën e ashpër të kreut të shtetit Ilir Meta për kryeministrin në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit, zëvendëskryetari i LSI-së tha se kjo çështje është parimore, pasi ka të bëjë me ruajtjen e standardit demokratik.

“Presidenti i Republikës është autoriteti më i lartë i shtetit, përgjegjës për ruajtjen e integriteti kushtetues të vendit, por është përgjegjës e stabilitetin e vendit dhe ruajtjen e demokracisë. Fokusi i tij në marrëveshjen e 5 qershorit është parimore, sepse ka të bëjë me një standard demokratik”, tha ai.

I pyetur për një rikthim të mundshëm të presidentit Ilir Meta në LSI, z. Rama dha këtë përgjigje:

“Jo! Ilir Meta është presidenti i republikës dhe nuk mund të flasim me sikur. Në politikë nuk behën analizat me sikur, dhe natyrisht raportin i tij me LSI është ai që të gjithë e njohin, sepse LSI është forcë politike e themeluar prej tij, por që prej kohës kur është zgjedhur president  jemi secili në tagrin e vet, ne si aktor politik, dhe ai në përgjegjësinë e kryetarit të shtetit”, tha Rama.

 

Intervista e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021