A do ta shtyp Putin butonin bërthamor? Fituesi i çmimit Nobel: Nuk ka më siguri
Autoritetet ruse mund t’i kenë mbyllur gazetën, por gazetari Dmitry Muratov refuzon të heshtë. Në një intervistë për BBC, kryeredaktori i “Novaya Gazeta” dhe fitues i çmimit Nobel për Paqen shprehet i shqetësuar se sa larg Kremlini mund të shkojë në përplasjen e tij me Perëndimin.
“Dy gjenerata kanë jetuar pa kërcënimin e një lufte bërthamore, por kjo periudhë ka marrë fund. A do ta shtypë Putin butonin bërthamor, apo jo? Askush nuk e di. Nuk ka asnjë person që mund ta thotë këtë me siguri”, ka deklaruar Muratov.
Që kur Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë në shkurt të 2022-shit, retorika bërthamore e Moskës ka qenë shumë e shpeshtë.
Zyrtarë të hershëm rusë kanë paralajmëruar disa herë se vendet e Perëndimit që po armatosin Ukrainën nuk duhet ta ekzagjerojnë.
Vetëm pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi planet e tij për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.
Më pas, një nga zyrtarët besnikë të tij, Nikolai Patrushev deklaroi se Rusia ka një “armë unike moderne në gjendje të shkatërrojë çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara”.
Një blof, apo një kërcënim që duhet marrë seriozisht? Zoti Muratov ka konstatuar sinjale shqetësuese në Rusi.
“Ne po shohim se si propaganda shtetërore po i përgatit njerëzit të mendojnë se përdorimi i armëve bërthamore nuk është diçka e keqe. Në televizionet ruse, lufta dhe armët bërthamore po promovohen sikur të ishin një reklamë për ushqim kafshësh”, ka deklaruar Muratov.
Një program i transmetuar së fundmi në televizionin shtetëror rus sugjeronte që Rusia të shpallte çdo objektiv ushtarak në territorin e Francës, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar një shënjestër legjitime për Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë