A do të dërgohen trupat e NATO-s në Ukrainë? Stoltenberg del kundër idesë së Macron
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha Associated Press se aleanca ushtarake nuk ka plane të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, mes raporteve se disa vende perëndimore mund të konsiderojnë vendosjen e “çizmeve në terren” në vendin e shkatërruar nga lufta.
Stoltenberg tha se “aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën”, por kundërshtoi presidentin francez Emanuel Macron, duke përjashtuar kategorikisht dërgimin e trupave të aleancës në fushëbetejat në Ukrainë.
Disa vende evropiane, përfshirë Francën, shprehën ditën e hënën mbështetjen për një nismë të nisur nga Republika Çeke për të blerë predha për Ukrainën jashtë Bashkimit Evropian.
Macron tha se do të nisë një koalicion i ri për të ofruar raketa me rreze të mesme dhe të gjatë. Franca njoftoi muajin e kaluar dërgimin e 40 raketave të tjera të lundrimit Scalp me rreze të gjatë.
Presidenti francez tha gjithashtu se dërgimi i trupave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk mund të “përjashtohet” si mundësi.
Deklarata e fortë erdhi gjatë një samiti për Ukrainë të mbajtur në kryeqytetin francez.
“Ne jemi të bindur se humbja e Rusisë është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, u tha Macron gazetarëve pas takimit.
“Nuk ka konsensus sot për të dërguar trupa në terren në mënyrë zyrtare dhe të miratuar. Por në aspektin dinamik, asgjë nuk mund të përjashtohet”, tha ai.
Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira