A do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Shqipëri| 5 zhvillimet
- A do të ketë ndërprerje të energjisë? Drejtori i KESH tregon situatën në vend
Ndërsa bëri thirrje për Komisionin Europian për ndihmë dhe thirrje për qytetarët për kursim, drejtori i KESH Ergys Verdho u shpreh besimplotë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.
Ndërkohë shtoi se nëse këtë dimër nuk ka reshje mjaftueshëm do t’i drejtohen importit të energjisë për të përmbushur kërkesat.
Lexoni për më shumë: A do të ketë ndërprerje të energjisë? Drejtori i KESH tregon situatën në vend

- VIDEO| Sulmohet me miell ministri i Financave të Kosovës
Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati është qëlluar me miell nga aktivistë të Partisë Socialdemokrate këtë të shtunë.
Aksioni kundër qeverisë është zhvilluar pasi Murati doli nga një lokal në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Lexoni për më shumë: VIDEO| Sulmohet me miell ministri i Financave të Kosovës

- Si joshen të rinjtë shqiptarë nga droga dhe dhuna në Britani
Roberto Mulaj është një adoleshent që e gjen veten shpesh duke admiruar video të reperit të tij të preferuar, Marin, të cilit shfaq video me shuma të mëdha parash dhe lëviz nëpër Londër me një Mercedes nën shoqërinë e armëve, shkruan The Times.
“Jam i interesuar të shkoj në Angli, më duket një jetë më e mirë se këtu, e pashë në Instagram”, tha Roberto, 14 vjeç.
Lexoni për më shumë: Si joshen të rinjtë shqiptarë nga droga dhe dhuna në Britani

- U filmua duke ngacmuar një minorene, shoqërohet në polici 76-vjeçari
Një 76-vjeçar u filmua duke prekur një të mitur. Policia njoftoi se ka ndaluar shtetasin Sh.C, banues në Tiranë për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Ai është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia ka falënderuar qytetarët për denoncimin.
Lexoni për më shumë: U filmua duke ngacmuar një minorene, shoqërohet në polici 76-vjeçari

- Greqia-Erdoganit: Ka kaluar çdo kufi, do informojmë menjëherë aleatët
Pasi Erdogan kërcënoi Greqinë se do të paguajë shtrenjtë nëse ka ndërhyrje në ishujt në Detin Egje, vendi i është përgjigjur presidentit turk.
Ministria e Jashtme greke i cilëson deklaratat e Erdogan provokuese dhe gjykon se ai ka kaluar çdo kufi me kërcënimet e tij. Për këtë do të informohen dhe aleatët.
Lexoni për më shumë: Greqia-Erdoganit: Ka kaluar çdo kufi, do informojmë menjëherë aleatët
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta