A do të ketë një debat të dytë Trump-Harris? Ja si përgjigjet ish-presidenti

10 Tetor 2024 | 08:08

Ish-presidenti Donald Trump, refuzoi një kërkesë nga Fox News për një tjetër debat me kandidaten demokrate dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Në një postim në llogarinë e tij në Truth Social, Trump deklaroi se kishte fituar dy debatet e fundit, një kundër Presidentit Joe Biden dhe një tjetër më 4 shtator kundër Harris, duke theksuar se “nuk do të ketë revansh”.

Fox News kishte propozuar organizimin e një debati midis Trump dhe Harris në Pensilvani më 24 ose 27 tetor.

Trump, i cili theksoi se “po kryeson në sondazhe” dhe se epërsia e tij po rritet çdo ditë, argumentoi se debati nuk kishte kuptim.

Harris dhe Trump debatuan për herë të parë më 10 shtator, por pas kësaj, fushata e Harrisit shpejtoi për të organizuar një debat të dytë, ndonëse Trump njoftoi se nuk do të merrte pjesë, duke e përshkruar fitoren e tij ndaj  Kamala Harris si të sigurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026